Video regjistrimet, të prezantuara me një rrjesht, s’janë lajme

[Recension: Dhjetë hajdutë vjedhin 60 milion euro prej qytetarëve të Çairit]

Almakos - Dhjete hajdute vjedhin 60 milion euro prej qytetareve te Cairit 1

Me një titull senzacional dhe që zgjon kuriozitet, duke pretenduar që është bërë një vjedhje e një shume aq të madhe parash të qytetarëve, teksti manipulon rëndë publikun sepse përmbajtja e lajmit nuk ka asgjë nga ajo që paralajmëron titulli.

Almakos - Dhjete hajdute vjedhin 60 milion euro prej qytetareve te Cairit 1Linku deri te artikulli origjinal: “Dhjetë hajdutë vjedhin 60 milion euro prej qytetarëve të Çairit”
Data dhe koha e publikimit: 28.07.2015, 12:15
Data e recensionit: 30.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Titulli i tekstit që recensojmë “Dhjetë hajdutë vjedhin 60 milion euro prej qytetarëve të Çairit” ngre në diskutim një çështje me interes të madh publik. E para, sepse prentendon që dikush (“10 hajdutë”) ka vjedhur para nga qytetarët në një komunë të kryeqytetit, siç është Çairi; dhe e dyta, për vetë faktin se citohet shuma ekzakte prej 60 milion eurosh që është një shumë shumë e madhe parash. Gjithkush që do të lexojë këtë titull do të shfaqë interesim për të ditur se cilët janë këto “10 hajdutë”, si janë gjurmuar, a janë kapur nga policia dhe për çfarë parashë bëhet fjalë?

Në përmbajtjen e lajmit nuk janë këto të dhëna. Në vend të tekstit është ripërsëritur titulli “Dhjetë hajdutë vjedhin 60 milion euro prej qytetarëve të Çairit” dhe ai shoqërohet me një video me sekuenca nga një seancë parlamentare gjatë fjalimit të deputetit Bekim Fazliu. Në videon e gjatë afër dhjetë minuta, ai mes tjerash thotë: “60 mijë banorët e Çairit, i japin 60 milion euro buxhetit. Dhe shumë më lirë e ka shteti të mbajë 10 hajdutë se sa 60 mijë banorët e Çairit dhe të përkujdeset për të bërë investime dhe infrastrukturë.”

Nisur nga këndvështrimi i një deputeti gazeari mund të bënte një lajm. Por titulli sensacional dhe vendosja vetëm e videos ku as përmbajtja e saj nuk ka atë që sugjerin titulli nuk përmban normat elementare e asaj që quhet lajm. Aq më shumë që hapur mbetet përshtypja se bëhet fjalë për tendencë të qëllimshme.

Gazetari mund të përcillte te publiku fjalimin e deputetit në fjalë, fillimisht duke shmangur një titull kaq tendencioz, duke e vendosur deklaratën në kontekstin e duhur, duke informuar publikun se bëhet fjalë për akuza të një subjekti politik drejt një subjekti tjetër dhe që lajmi të ishte i plotë dhe profesional, të plotësohej edhe me prononcim zyrtar nga Komuna e Çairit për akuzat që drejtohen në adresë të këtij isntitucioni për vjedhjen e parave të qytetarëve.

Në mungesë të këtyre informacioneve, publikimi mbetet tendecioz dhe dëshmon për një anshmëri të skajshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button