Pa balancë lajmi merret si i njëanshëm

[Recension: Universiteti i Shkupit, biznes i BDI-së i maskuar në “kauzë kombëtare”]

Lajmi që ka gjitha palët në tekst është informacion i plotë. Është një nga parimet bazë të gazetarisë që çdo informacion duhet të jetë i balancuar dhe palët të prezantohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

download (2)Linku deri te artikulli origjinal: “Universiteti i Shkupit, biznes i BDI-së i maskuar në “kauzë kombëtare

Data dhe koha e publikimit: 28.07.2015

Data e recensionit: 29. 07. 2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Lajmi që po e recensojmë pasur si qëllim që të raportojë qëndrimet e opinionistëve për hapjen e një universiteti të ri në Shkup. Opinionistët dhe njohësit e çështjeve politike që kanë shprehur qëndrimin e tyre në lidhje me çështjen në fjalë kanë dhënë opinionet e tyre.

“Ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti këtë  ide e cilëson se është dhënë për përfitime personale, si dhe paralajmëron se do të dëgjojmë lloj lloj idesh qesharake duke marr parasysh që është fushate parazgjedhore dhe subjektet nuk kanë ndonjë program konkret zhvillimor…. Profesori Nazim Rashidi thotë se për momentin do të vazhdojë të shtrohet çështja se pse duhet një universitet tjetër dhe jo përforcimi i atyre aktualëve. …Gazetari Xhelal Neziri thotë për Portalb se arsimi i lartë tani më nuk mund të jetë një kauzë e madhe kombëtare, por gjithnjë e më shumë po bëhet biznes…Nga ana tjetër akademiku Izet Zeqiri, thotë se e gjithë kjo bëhet për motive politike.”

Por në gjithë tekstin mungon qëndrimi zyrtar i partisë shqiptare në pushtet, BDI-së për hapjen e universitetit të ri apo dhe qëndrimet e Ministrisë së Arsimit.

Gazetari me të drejtë ngre pyetje dhe çështje që janë me interes për publikun dhe prezantohen nëpërmjet opinioneve të folësve, por paralelisht duhet të tentohet për të prezantuar në mënyre të barabartë edhe palën tjetër.

Mungesa e qëndrimit zyrtar mund të interpretohet si tendencioze sepse informacionet që nuk përmbajnë të gjitha palët e bëjnë produktin gazetaresk të njëanshëm. Gazetari duhet t’ia pasqyroj opinionit polemikën mbi problematikën, me qëndrimet e të gjitha palëve.

Në rast se pala tjetër nuk përgjigjet kjo duhet bëre e ditur, ose nëse qëndrimi është dhënë më herët, gjithashtu duhet të përfshihet. Në të gjitha rastet publiku nuk duhet lënë të informohet vetëm me qëndrimet e njërës palë.

Lajme të ngjashme

Back to top button