Tirana fitoi Shkupin në Çair (Video)

Ndeshja kontrolluese në mes dy ekipeve vëllazërore, FC Shkupi dhe KF Tirana ka përfunduar me fitore të mysafirëve, por duke e karakterizuar këtë ndeshje temperaturat ekstreme të larta, që pamundësuan futbollistët të japim maksimumin.

Ne stadiumin e “Çairit” ka rënë menjëherë në sy pritja e ngrohtë që i është rezervuar Tiranës dhe atmosfera festive që kanë krijuar tifozët vendas (Shvercerat Shkup), por dhe ata bardheblu (Tirona Fanatics), që kishin udhëtuar nga kryeqyteti shqiptar për tu bërë “një” me tifozët e Shkupit.

Takimi ka nisur me një fotografi të përbashkët dhe me shumë duartrokitje. Sapo ka nisur loja mysafirët ishin ata që morën përsipër zotërimin e lojës, duk shfaqur një formë mjaft të mirë dhe pas disa aksionesh kanë gjetur golin me anë të Sefës që ka shfrytëzuar një krosim perfekt të Gërxhaliut në zonë. Vetëm shtatë minuta dhe ka ardhur goli i pare spektakolar për nga mënyra e ekzekutimit.
Në minutën e 35’ të takimit ka qenë sërish Jetmir Sefa që ka realizuar golin e dytë pas një asisti të dhuruar nga Erion Hoxhallari. Duartrokitjet kanë shoqëruar dy golat e bardhebluve. Në minutën e 43’ edhe Shkupi këndellte, duke realizuar me anë të Florent Osmanit për të ngushtuar diferencën por sërish ka qenë Tirana ajo që ka administruar lojën në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Shkupi futet krejtësisht me tjetër taktikë dhe loja kishte tjetër kuptim, ndërsa diferencën e bëri edhe futbollisti i posa ardhur nga Shkëndija e Tetovës, Mevlan Murati, i cili debutimin e tij e kishte në mënyrë të mrekullueshme, duke u bërë problem i madh për mbrojtjen e Tiranës.
Në përfundim, takimi është mbyllur sërish me duartrokitje dhe me shtrëngime duarsh. KF Tirana pas ndeshjes ka falënderuar FC Shkupin për mikpritjen dhe tifozët bardheblu nga Shkupi dhe Tirana që kanë mbështetur të dy skuadrat në këtë takim miqësor.
Ndeshjen e fundit kontrolluese Shkupi e luan përsëri në fushë të saj në Çair, ku mysafire do të jetë ekipi i Shkëndijës nga Tetova. Ndeshja luhet të dielën me fillim në orën 17:30. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button