Izairi: Likova dhe Tetova së shpejti do të kenë ujë të pijshëm

Ministri I Ekologjisë Nurhan Izairi në emisionin “Zgjohu me ne” në TVM 2 paralajmëroi se banorët e Likovës së shpejti do të kenë ujë të pijshëm.

Ai  theksoi se së shpejti pritet të mbaroj faza e dytë e rrjetit të ujit regjional për komunën e Likoves. Gjithashtu ministri Izairi paralajmëroi edhe projektin e rrjedhjes së projektit të ujsjellësit të Tetovës, si dhe projektin e stacionit të trajtimit të ujërave të zeza në Gllumovë të komunës së Sarajit.

“Do të mbaron përfundimisht faza e dytë e rrjetit të ujit regjional për komunën e Likoves dhe që qytetarët e saj do të kenë uj të pijshëm kuptohet mbrenda Komunës edhe me tutje mund te ketë ndonjë lokalitet i cili hap pas hapi do të zgjidhet perfundimisht ata do kenë uj të pijshëm. Do mbaroj gjithashtu edhe projekti i rjedhjes së ujit te Tetovës, do mbarojë gjithashtu edhe stacioni i trajtimit të ujrave të zeza në Gllumovë Komuna e Sarajit” – tha ministri i Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi.

Përveç këtyre projekteve, ministry Izairi paralajmëroi projekte të parapara edhe për vitin e ardhshëm.

“Pritet të ralizohet projekti per rrjetin e ujit regjional për Tetovë që është një vlerë diku mbi 10 milion euro që presim me mjetet e buxhetit të finansohet që do përfshijnë disa komuna të regjionit të Pollogut të cilat kanë mungesë të ujit të pijshëm nga ujrat e Sharrit që është Komuna e Vrapcistit, Komuna e Zhelinës, Komuna e Bogovinës, me siguri se do vijë pastaj edhe Komuna e Jugonovcës një pjesë, një pjesë e Komunës së Tetovës pjesa e poshtme” tha ministri i Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi.

Lajme të ngjashme

Back to top button