Jakupi: Riregjistrimi i votuesve, koha është e shkurtë

Në pajtim me marrëveshjen e Përzhinos, grupi punues bisedon për përmirësimin e gjendjes me zgjedhjet, ndërsa njëri prej propozimeve siç flitet në opinion është riregjistrimi i votuesve.

Me këtë pjesë krijohen supozime formale për pastrimin e listës zgjedhore, por në terren ajo do të realizohet me vështirësi, thotë nënkryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi. Në bazë të këtij modeli, pastrimi duhet të bëhet përmes asaj që vet votuesit do të paraqiten për të votuar.

Por, Jakupi nuk është i bindur se të gjithë votuesit vetë do të paraqiten duke shtuar se koha është e shkurtë që ky koncept të promovohet.

“Do të mbesin shumë votues që nuk do të regjistrohen. Janë shumë votues tani dhe nuk do të dinë të drejtën se duhet të paraqiten që të votojnë. Pastaj nuk ka edhe kohë që kjo të promovohet që qytetarët të informohen. Koha është e shkurtë”, thotë për “Koha”, Jakupi

Lajme të ngjashme

Back to top button