Mançevski: Deri të premten mund të merremi vesh për diçka konkrete

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski ka shprehur optimizëm se deri të premten pritet që Marrëveshja e 2 qershorit të fillon të realizohet edhe konkretisht.

Sipas tij, grupet e punës të katër partive në Maqedoni po realizojnë takime gjatë ditëve por, kjo është faza kur oponentët politik e masin pulsin se çka mund të fitohet dhe për çka duhet të lëshohet pe që të realizohet në tërësi Marrëveshja politike, që parasheh zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill 2016.

Mançevski për “Meta”, tha se deri ditën e premte LSDM-ja pret edhe hap konkret për reformat që kanë të bëjnë me Listën zgjedhore. Jozyrtarisht mësohet se mbi 200 mijë votues në Maqedoni janë fiktiv kun ë mesin e tyre ka edhe shumë të vdekur.

Mançevski në një deklaratë për Agejncinë e lajmeve Meta thotë se bisedimet lëvizin në drejtim të asaj që të pranohet propozimi i partive politike rreth Listës zgjedhore ku përcaktohen saktë se si do të pastrohet kjo listë dhe në çfarë mënyre votuesit do të votonin.

Lajme të ngjashme

Back to top button