DW: Nesër do të diskutohet për kompetencat e prokurorit special

Grupi punues ku marrin pjesë përfaqësuesit e katër partive më të mëdha, mbrëmë janë dakorduar për orarin dhe renditjen e bisedimeve për çështje kryesore, për të cilat sipas Marrëveshjes së 2 qershorit duhet të bëhen disa ndryshime me afat të caktuar, shkruan DW.

Sipas renditjes, nesër në rend dite do të jetë tema më e nxehtë dhe me e rëndësishme, -mënyra e zgjedhjes dhe përgjegjësitë e prokurorit special i cili do të merret me përgjimet e publikuara nga opozita. Prokurori special do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator.

Nesër nuk do të bisedohet për zgjidhjet personale.

“Është herët që të bisedohet për propozime kadrovike. Tani është më e rëndësishme të përpilohet një kornizë, ose çfarë kompetenca do të ketë prokurori special, me çka do të garantohet autonomia e tij, me çfarë resursesh do të disponojë. Për gjëra të tjera do të diskutohet më vonë”, thonë nga grupi punues.

Lajme të ngjashme

Back to top button