Çfarë nuk duhet të bëni në Instagram

Instagrami është një ndër rrjetet sociale që merr një pjesë të konsiderueshme nga jeta jonë. Përdoruesit duhet të kenë kujdes dhe të mos bëjnë disa veprime, të cilat janë shumë të dëmshme për to gjatë përdorimit të Instagramit, transmeton Albeu.

Disa nga sjelljet e bezdisshme që disa përdorues nuk duhet të bëjnë janë;

Ndërrimi i veshjeve shumë herë në ditë
Vetëm nëse jeni Rihanna, sepse nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për të ndryshuar veshjen pesë herë në ditë apo për të nxjerrë çdo fustan apo kostum me një foto në Instagram.

Dëshmimi i çdo ngjarjeje në çift
Mbushja e këtij rrjeti social me foto tuaja me të fejuarin, dashurin apo bashkëshortin mund të bëhet shumë ngacmuese, prandaj është e rëndësishme që më mirë fotot të kenë një simbolikë të veçantë.

Fotografimi i çdo pjate që konsumoni
Postimi i çdo pjate ushqimi që konsumoni dfhe pse mund të ketë një pamje të bukur artistike mund të kthehet në irritim dhe persekutim për miqtë tuaj.

Bërja e 15 selfie-ve në ditë
Që selfie-t janë një lloj sëmundje kjo tashmë dihet, është e qartë, por ju duhet ta luftoni atë të paktën duke mos postuar 15 në ditë, çdonjëra nga një kënd ndryshe.

Postimi i fotove me detaje nga shkolla
Nuk ekziston gjë më patetike dhe më bezdisëse sesa publikimi i notave apo i detyrave në shkollë. Po kështu, edhe qëndrimet gjatë orëve të mësimit, madje së bashku edhe me mësuesit, shoqet dhe shokët e shkollës.

Abuzimi me #ThroëbackFriday “Regresi i së premtes” (#ThroëbackFriday) është një iniciativë simpatike për të postuar foto të kujtimeve të rinisë së shkuar, por nuk jeni të detyruar që të postoni ato të vitit 1990 për t’u bërë medoemos pjesë e këtij trendi.

Gënjeshtra #Nofilter
Ndjekësit e Instagram nuk janë të verbër për të mos dalluar nëse keni përdorur apo jo filtra (efekte) në një foto të caktuar. Ndaj nëse vendosni #nofilter në një foto tuajën sigurohuni mirë që të mos gënjeni.

Postimi i fotove të njëjta
Dakord, edhe nëse jeni me pushime, kjo nuk ju autorizon të publikoni 20 foto të këmbëve tuaja mbi shtrat apo pranë detit, po kështu edhe dorën tuaj, e cila mban një pije përballë horizontit.

Postimi i fotove jo të vërteta
Askush nuk do t’ju besojë kurrë se po pini lëng limoni me çantën Chanel të vendosur përsosmërish për të treguar një vend të caktuar apo sandalet e reja si të vendosura rastësisht nën të njëjtën kornizë, kur në fakt ju nuk e keni mundësinë e një kushti të tillë dhe kur të tjerët e dinë shumë mirë këtë gjë!

Lajme të ngjashme

Back to top button