Moti sot në Maqedoni

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë e me vranësira lokale. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtim jugor.

Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 15 deir në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 31 deri në 41 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë e me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deir në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.

Nesër dhe të enjten nën ndikimin e një mase shumë të ngrohtë ajrore do të ketë rritje të konsiderueshme të temperaturave ditore, të cilat në shumicën e vendeve do të jenë mbi 35, ndërsa përgjatë Vardari edhe mbi 40 gradë Celsius.

Edhe të enjten nën ndikim të masës shumë të ngrohtë ajrore temperatura ditore në shumë vende do të jenë mbi 35, ndërsa përgjatë Vardarit edhe mbi 40 gradë.

Të enjten në mbrëmje nga e premtja do të ketë ndryshim të motit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar që do të shkaktojë ulje të temperaturave për disa gradë. Pastaj edhe në ditët e ardhshme do të ketë kushte për jostabilitet lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button