Edhe një takim i grupit të punës për zgjedhjet, pa marrëveshje

Takimi i grupit të punës me ndërmjetësimin Piter Vanhojt për implementimin e marrëveshjes së 2 qershorit zgjati rreth një orë.

Meghithatë as përfaqësuesit e partive politike dhe as ndërmjetësuesi nuk dhanë deklerata pas takimit. Jozyrtarisht mësohet se në takimin e sotëm është diskutuar për agjendën e takimeve të ardhshme, njoftojnë mediat e vendit.

Të parët që dolën nga takimi ishin përfaqësuesit e PDSH-së, Imer Aliu dhe Luan Tresi. pas tyre ata të LSDM-së, Radmilla Shekerinska, Damjan Mançevski, më pas ata të BDI-së, Musa Xhaferi e  Artan Grubi, ndërsa të fundit përfaqësuesit e VMRO-së, Nikolla Todorov dhe Nikolla Popovski.

Mësohet se grupet e punës ende nuk kanë arritur asnjë marrëveshje konkrete për ndonjë pikë të caktuar të marrëveshjes. Papajtueshmëria më të mëdha ekziston në tre çështje kryesore: pastrimi i Listës zgjedhore, regjistrimi i popullsisë dhe mënyra e zbatimit të zgjedhjeve në diasporë.

Lajme të ngjashme

Back to top button