Saktësia më e rëndësishme se shpejtësia

[Recension: Versioni i policisë mbi vrasjen e Shqiponjës]

Lajmi duhet të përmbajë kreun, pastaj përmbajtjen – pjesën ku shtohen të dhënat që mbështesin informacionin  e hyrjes dhe fundin, informacione shtesë. Në gazetari preferohet hyrja të jetë e shkurt dhe të jetë interesant që të bëjë lexuesin të hyjë në tekst. Normat gazetareske thonë se sa më mirë ta njihni ngjarjen aq më e shkurt duhet të jetë hyrja.

aktuale1111Linku deri te artikulli origjinal: “Versioni i policisë mbi vrasjen e Shqiponjës

Data dhe koha e publikimit: 23. 06.2015

Data e recenzionit: 25. 06. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Dinamika e raportimit dhe tendencat që të jesh i pari për lajmin nuk justifikon servimin e lajmit jo mirë të strukturuar dhe të mangët. Tekstit që po e recensojmë i mungon hyrja. Gazetari fillon tekstin me deklaratën për incidentin në Kumanovë.

“Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë, Valentina Nikollovska ka konfirmuar se përleshja e armatosur ka ndodhur në orën 15:30 në lagjen “Bedinje”, në afërsi të Fakultetit të USHT-së. “Gjatë përleshjes, në vendin e ngjarjes është ekzekutuar Xhemail Rexhepi, i datëlindjes 1970, ndërsa ka mbetur i plagosur Shefki Rexhepi, i lindur më 1977, ndërsa personat që kanë qëlluar drejt tyre, janë arratisur në drejtim të panjohur.”

Në tekst nuk është shkruar se çfarë i ka paraprirë deklaratës së zëdhënëses së policisë. Kështu duke mos bërë hyrje të shkurt mbi incidentin që ka ndodhur teksti është larg të qenit lajm i plotë. Informacioni duket jo i plotë dhe një lexues që nuk di për ngjarjen të cilës i referohet teksti, nuk do të kuptojë se për çfarë bëhet fjalë.

Lajmit i mungon struktura e plotë dhe si rrjedhojë ai nuk është i qartë. Tendenca për të nxjerrë sa më shpejtë informacionin nuk justifikon publikime të mangëta. Lajmin e bëjnë të plotë kreu, trupi dhe sfondi,  raportimi pa këto elemente lë publikun të pa informuar saktë.

Lajme të ngjashme

Back to top button