APOPTOZA

Është proces biologjik i programuar për vetë shkatërrimin e qelizës. Ky proces është edhe normal për të regjeneruar organizmin, por edhe patologjik që mund dhe te shkatërroj organizmin. Këto procese, nëse bëjmë paralele, vlejnë edhe me shoqërinë ku qeliza është individi. Ngjarjet e fundit na kanë tronditur, trembur dhe hutuar. Gjithë kemi një përgjigje në kokë, por pa ndonjë siguri nga kjo përgjigje. Besimi është humbur dhe sjellim vendime vetanake pa baze juridike, morale dhe etike. E krejt kjo çon në apoptozë, edhe atë patologjike. A ka zgjidhje? Duhet të ketë. Data 24.04.2016. Unë personalisht jam lindur dhe jam rritur në rrugën “Kongresi i Manastirit” ose ish “Marks Engels” në Strugë.

Nuk mbaj mend kur ka pasur ndonjë incident në këtë rrugë, ndonjë zënkë, se mbaj mend. Kjo rrugë është zemra e Strugës, këtu kane kaluar turistë nga e gjithë bota, këtu për herë të parë kam takuar njerëz qe nuk flasin si neve, që nuk sillen si neve, që nuk … si neve. Në fund, mbes me shpresë edhe pse dyshoj shumë, që programi i apoptozës patologjike është aktivizuar dhe e instaluar, por jo nga natyra dhe Zoti, por nga armiqtë tonë dhe dora e zezë. Për deaktivizim duhet shifra “24.04.16”. Çdo shifër tjetër do t ‘na japë ERROR fatal, pasojat, nuk dua ti paramendoj se jam optimist për verdiktin e popullit edhe atë optimist patologjik.

Lajme të ngjashme

Back to top button