Vetëm ngritja e pyetjeve nuk mjafton

[Recension: Diçka po prishet para Qeverisë?! (FOTO)]

Opinioni dëshiron informacione të plota. Dëshiron të shohë çështje të ngritura nga gazetarët të cilët janë të bazuara në fakte dhe të vërtetuara. Kur gazetari arrin të ketë përmbushur këtë nevojë të lexuesit në fakt ka arritur të kryejë esencën e misionit të tij.

tetovasotLinku deri te artikulli origjinal: “Diçka po prishet para Qeverisë?! (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 20.07.2015

Data e recenzionit: 22. 07. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Lajmi që po recensojmë informon për një ndërtim në pjesën e përparme të qeverisë.

“Disa makineri ndërtimi kanë filluar rrënimin e pjesës para Qeverisë. Në pjesën e përparme të qeverisë ndërtohet një gardh mbrojtës prej hekuri në mënyrë që të mos shihet se çfarë po prishet. Deri më tani nuk është e specifikuar pse po prishet pjesa hyrëse përpara ndërtesës së qeverisë, dhe a është ky projekt që duhet të ndërtohet gardhi i ri me vlerë 700 000 euro.”

Në tekst me të drejtë ngrihen dyshimet mbi atë se çfarë po ndërtohet para qeverisë dhe vlerën e objektit, çështje këto që janë në interes të përgjithshëm. Opinioni duhet të informohet sepse janë paratë e tyre të cilat shpenzohen. Megjithatë që lajmi të jetë i plotë, gazetari duhet të ketë marrë informacion të plotë. Nëse institucionet nuk ia jepnin informacionin kjo gjë do të duhej të bëhet e ditur dhe vetëm atëherë mund të lihet teksti pa informacionet e plota. Në një rast të tillë lajmi është i mangët sepse shtrohen vetëm pyetjet kurse mungon verifikimi dhe pala tjetër.

Sado që informacioni është relevant, i mbetur në supozime ai mbetet jo plotë dhe lë dyshime për keqinterpretime.
Standardet profesionale të gazetarisë thonë se media dhe gazetari nuk duhet të jetë i njëanshëm dhe tendencioz.

Lajme të ngjashme

Back to top button