Ligjet aleatët më të mirë për saktësi

[Recension: Zaev për kryeprokuror dëshiron person që do ta lirojë nga akuzat?]

Saktësinë e lajmit e vërtetojnë faktet mbi informacionin e dhënë. Andaj gazetarët pohimet e tyre duhet t’i bazojnë në fakte bindëse. Sidmos duhet patur kujdes kur informacioni merret nga ndonjë medie tjetër.
download (11)Linku deri te artikulli origjinal: “Zaev për kryeprokuror dëshiron person që do ta lirojë nga akuzat?”

Data dhe koha e publikimit: 2o. 07.2015

Data e recenzionit: 24. 07. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Lajmi që po e recensojmë informon për zgjedhjen e mundshme të prokurorit publik të ri në Maqedoni. Mirëpo, nuk është i plotë dhe nuk sqaron për mënyrën e zgjidhjes së prokurorit, sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Lajmi nis me disa pohime, siç shkruan, të bazuar në disa medie maqedonase të cilat tregojnë se lideri i LSDM-së Zoran Zaev për kryeprokuror publik dëshiron të emërojë një person i cili do të jetë, i besueshëm i tij.

“Në bazë të disa pohimeve thuhet se Zaev nga marrëveshja e fundit politike ka të drejtën të emëron persona në pozitën e kryeprokurorit publik dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, të cilat thonë burime të afërta me opozitën maqedonase se Zaev dëshiron në këto pozita të vendos persona të besueshëm të tij të cilët do ta lironin atë nga të gjitha akuzat për të cilat akuzohet Zaev, prej publikimit të bombave, transmeton Aktuale.mk”.

Por duhej potencuar edhe mënyra e zgjedhjes së Prokurorit sipas Kushtetutës së Maqedonisë dhe roli i saj. Sipas, kushtetutës kompetencat, themelimi, suprimimi, organizimi dhe funksionimi i Prokurorisë Publike rregullohet me ligj, i cili nxirret me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

“Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë e emëron dhe e shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me kohëzgjatje prej gjashtë vitesh me të drejtë rizgjedhjeje. Funksioni Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë dhe prokuror publik nuk pajtohet me anëtarësimin në parti politike ose me ushtrimin e funksioneve dhe profesioneve të tjera publike të përcaktuara me ligj.”

Mosmbështetja e informacionit në fakte zyrtare e bën informacionin të pa saktë, kurse tendenca për çorientimin e opinionit ndikon në humbjen e besueshmërisë së lexuesve në media.
Gazetarët gjithmonë duhet t’i referohen ligjeve, sepse në këtë mënyrë verifikohen më saktë deklaratat, edhe kur vinë nga zyrtarë të lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button