Debuton Pirlo, i gjithë stadiumi ngritet në këmbë (Video)

Mesfushori italian, Andrea Pirlo ka debutuar me skuadrën e tij të re New York City në ligën e futbollit amerikan MLS, kundër skuadrës Orlando City.

Pirlo është inkuadruar në minutën e 55 të pjesës së dytë, por është befasuar nga të pranishmit në stadium.

Pirlo është pritur me duartrokitje të mëdha gjatë inkuadrimit të tij në lojë, ku të gjithë tifozët janë ngritur në këmbë për t’i uruar mirëseardhje ish kampionit të Botës.

Kujtojmë se për skuadrën e Orlandos luante ish bashkëlojtari i Pirlos, Leite Kaka.

Lajme të ngjashme

Back to top button