Xhevat Sherifi, kryetarë i DSHM-së, tani më nuk do të përfaqësojë këtë organizatë

Diaspora Shqiptare për Maqedoni, nëpërmjet një komunikate , bënë të ditur se Xhevat Sherifi, i cili ka qenë kryetarë i DSHM-së, tani më nuk do të përfaqësojë këtë organizatë. 

“Pas analizave të Qendrës së Informimit të Diasporës Shqiptare për Maqedoni, ju jeni fajtori kryesor që keni tentuar në mënyrë të paligjshme të prekni serverin “cpanel” të faqes tonë dhe tuajën zyrtare pa autorizim”, thuhet në fillim të komunikatës.     

Xhevat Sherifi akuzohet se kokë më vete pa ndonjë kërkesë ka kërkuar të privatizoje punën e huaj, në këtë rast punën e palodhshme të shumë veprimtarëve dhe në veçanti të Tim Shkupit, Enver Nezirit dhe shumë drejtuesve tjerë të portaleve shqiptare në internet.   

“Është fakt se ju e keni regjistruar DSHM në Chicago, por është fakt se emri i Tim Shkupit figuron aty me Musa Lamallari si sekretar administrativ dhe ju si drejtor. Kjo iniciativë ka qenë me pëlqimin e Selajdin Sinanit që shqiptarët që vijnë nga Maqedonia të organizohen në Diasporë, kështu që Europa dhe USA të kenë një ombrellë me emrin DSHM që t’u ndihmojnë shqiptarëve, të ndërtojnë një sistem të ri vlerash në Maqdoni.   

Provat që posedon Qendra për informim e Diasporës janë se ju nuk keni qenë në gjendje të organizoni edhe takimin e vitit të kaluar në New York, por kjo punë u bë fal veprimtarëve të dPalluar shqiptar në New York dhe Europë, z. Emin Egriut, z. Rrape Rucit, Ramazan Veliut, Skender Kodra,  Musa Pacokut, Musa Lamallarit, Selajdin Sinanit dhe shumë të tjerëve”, thuhet në letrën e DSHM-së.     

“Qendra për informim e DSHM-së ka pasur informacion më herët se ju njiheni si figurë përçarëse në komunitetin e shqiptarëve të Chicagos, ndaj ju keni qenë të përcjellur prej momentit kur mendoje se mund të udhëheqësh një lëvizje shqiptare pa ngjyra partiake në Diasporë, kurse kapaciteti juaj është i një niveli profesional kamionxhi, por që mendon se kravata të bënë të mençur dhe të jep nivel intelektuali.   

Lajme të ngjashme

Back to top button