Humbja 15 miliardëshe e Putinit

Që të jetë i varur nga Perëndimi, nuk i pëlqen shumë presidentit rus Vladimir Putin. Por atij nuk i pëlqen as që të jetë i varur nga kapriçot e kursit të këmbimit të valutave perëndimore, andaj para disa vitesh Putin nisi që të kthente rezervat ruse në ar, në mënyrë që të mos jetë i varur nga kursi i këmbimit të dollarit.

Megjithatë gjërat nuk shkuan siç duhet ngase siç raporton Welt, ai si pasojë e kësaj ka humbur rreth 15 miliardë dollarë. Rusia i ka trefishuar rezervat e saj në ar që prej vitit 2007, ndërsa para tetë vitesh kishte 400 ton, tani thesari rus ka rreth 1275 ton.

Vetëm në qershor janë shtuar rreth 24.2 ton, që e bënë atë sot të renditet e gjashta në botë për rezervat e arit. Krahas kësaj edhe pse Kremlini ka shtuar rezervat e arit, vlera e tyre është njësoj si në vitin 2011, me rreth 45 miliardë dollarë. Andaj i gjithë thesari i shtetit ka një vlerë prej 358 miliardë dollarë, e nëse llogaritet kjo, çmimi aktual i arit, Rusia ka humbur plot 15 miliardë dollarë, që shkak i kësaj janë turbulencat e forta në tregun e metaleve të çmuara.

Kështu ari më nuk është më i preferuari i investitorëve dhe vlera e tij është ulur në mënyrë dramatike,që do të thotë një pllakë ari ka rënë poshtë 1100 dollarë, që vlerë të njejtë kishte edhe në mars të vitit 2010.

Prandaj ekspertët thonë që një përmirësim i situatës nuk duket askund, dhe që vlera e arit në tregje mund të bjerë poshtë 1 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button