OKB: Në Greqi nga fillimi i vitit kan hyrë më shumë se 100.000 refugjatë

William Spindler, zëdhënës i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka shprehur shqetësimin se që nga fillimi i vitit në Greqi, kanë mbërritur më shumë se 100.000 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, Spindler akuzoi Bashkimin Evropian (BE), për shkak të mungesës së interesit në krizën e refugjatëve.

“Që nga fillimi i këtij viti në Greqi kanë ardhur më shumë se 100.000 refugjatë. Kjo situatë është shumë shqetësuese dhe e vështirëson pranimin e refugjatëve të tjerë. Situata e refugjatëve në Greqi çdo ditë përkeqësohet, ndërsa BE-ja nuk është duke bërë atë që duhet. Në disa situata, njerëzit e zakonshëm dhe turistët ndihmojnë më shumë refugjatët se sa zyrtarët grekë”, tha Spindler.

Ai thekson se ata janë të vetëdijshëm për situatën në Greqi, por që BE-ja duhet të marrë përgjegjësinë që është mbi të.

“Sepse ky problem nuk është vetëm i Greqisë”, tha Spindler. Sipas tij, vetëm një e pesta e refugjatëve mbeten në vend, sepse ata kryesisht nëpërmjet shtetve të Ballkanit shkojnë në vendet e Evropës Veriore, veçanërisht në Gjermani dhe Suedi.

Spindler vë në dukje se 60 përqind e refugjatëve janë nga Siria, dhe shumica e tyre vijnë nëpërmjet Turqisë në Greqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button