Kocijancic: Për marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë ka ende punë për të dyja palët

Pas njoftimit nga Ministrja e Dialogut Edita Tahiri, se marrëveshja për Lëvizje të Lirë nuk do të hyjë në fuqi në datën e paraparë, Maja Kocijancic ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, ka thënë se marrëveshja nuk u zbatua për shkak të çështjeve teknike nga të dyja palët.

Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësen Kocijancic, duke kërkuar të marrë informata më të detajuara të arsyes së mos-zbatimit të kësaj marrëveshjeje të arritur në Bruksel me 23 qershor.

Kocijancic është përgjigjur shkurt duke thënë se:

“Ka punë teknike për tu bërë nga të dyja palët rreth përgatitjeve për implementimin e marrëveshjes për Lëvizje të Lirë për polisat e sigurimeve. Duhet të shqyrtojmë me kujdes që të sigurojmë mbulesë të sigurimeve në interes të shoferëve”.

“Puna po vazhdon”, ka thënë ajo.

Kabineti i Ministres për Dialog Edita Tahiri, në një shkresë drejtuar anëtarëve të Grupit Teknik për Sigurimet Kufitare, ka njoftuar se Marrëveshja e Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të Sigurimeve te Automjeteve e nënshkruar në Bruksel me 23 Qershor në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të hyjë në zbatim në datën e paraparë.

Tahiri ka deklaruar për Klan Kosova se kabineti i saj është njoftuar nga Bashkimi Europian se Serbia nuk ka qenë e gatshme që të implementojë marëveshjen dhe se janë duke i bërë presion Bashkimit Europian, që të bisedojë me autoritetet serbe për fillimin e zbatimit të kësaj ujdie.

Lajme të ngjashme

Back to top button