Interpretimet pa fakte sjanë profesionalizëm

[Recension: Panik tek “Besa”? MPJ-ja turke e përshëndet marrëveshjen, ata e kritikojnë!]

Përgjegjësia e gazetarit është që informacionin ta servojë të plotë, të saktë dhe pa shtrembërime. Dhënia konotacion shkresave zyrtare të institucioneve të huaja dhe përpunimi (komentimi) i tyre me komente, mund të kuptohet si manipulim i qëllimshëm i fakteve.

Panik tek “Besa”  MPJ ja turke e përshëndet marrëveshjen  ata e kritikojnë    AKTUALE.MK

Linku deri te artikulli origjinal: Panik tek “Besa”? MPJ-ja turke e përshëndet marrëveshjen, ata e kritikojnë!

Data dhe koha e publikimit: 16/07/2015

Data e recensionit: 21.07.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Lajmi që po e recensojmë ka të bëjë me kumtesën e Ministrisë së jashtme turke lidhur me marrëveshjen e re në mes liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni.

“Është i gëzueshëm fakti që në një shtet mik si Maqedonia problemet dhe mosmarrëveshjet politike mes partive të ndryshme si dhe drejtueseve të këtij shteti të zgjidhen në mënyrë të gjerë dhe me anë të dialogut brenda parimeve dhe rregullave të demokracisë si dhe mbizotërimit të ligjit. Ne besojmë se liderët e këtij vendi me një vullnet politik do të hedhin hapat e nevojshëm për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, thuhet në deklaratën e MPJ të Turqisë.

Gazetari në tekst komenton sjelljen e Lëvizjes Besa pas kumtesës së MPJ-së turke, por pa shpjeguar se ku qëndron lidhja mes këtij institucioni dhe subjektit politik që citohet.

“Dhe tani, si që mësojmë, po kërkojnë formë sesi të dalin me kumtesë të re për të qenë në një vijë me MPJ-në turke?!”

Me këtë pjesë të tekstit, gazetari shpalos informacion nga burime anonime, që lë dyshime të qarta të jenë supozime, për shkak të shenjave të pikësimit në fund të fjalisë. Përdorimi i pikëpyetjes dhe pikëçuditëses në fund të fjalisë, lë të kuptohet se autori as vetë nuk është i sigurt për informacionin që e transmeton si të saktë, nga burime të tij brenda subjektit në fjalë. Autori gjithashtu nuk ka kontaktuar partinë politike subjekt i këtij teksti, për të vërtetuar ose mohuar supozimet, por edhe lidhjen që ka tentuar ta zbardhë mes MPJ-së turke dhe Lëvizjes “Besa”. Përshtypja kryesore për tekstin që po i bëjmë recension është se është tendencioz dhe qartë i pa balancuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button