Vrasja e Ismailit, flet e dashura e vrasësit shqiptar: E dua, do ta pres përgjithmonë

“Do ta pres Iglin gjatë gjithë jetës dhe do ta dua përgjithnjë”. Kështu është shprehur Ambera Saliji, studentja 19-vjeçare shqiptare e Maqedonisë, e dashura e vrasësit të Ismail Lulit, 17-vjeçarit shqiptar i qëlluar me thikë në fyt të dielën e shkuar në Sant’Angelo në Vado të Pezaros nga një bashkëkombës i tij.

Dhe duhet të ketë qenë Ambera, të cilën të gjithë e thërrisnin Ambra, shkaku i urrejtjes së Iglit për viktimën, “fajtor” që kishte “pasur” një lidhje me vajzën, transmeton Gazeta Shqip.

“Më telefonoi menjëherë për të më thënë që e kishte vrarë, – thotë vajza për shtypin italian, – nuk arrija ta besoja, nuk mund ta kishte bërë ai një gjë të tillë”.

“Unë nuk e justifikoj, por ai nuk donte ta bënte, – tregon e dashura e vrasësit. – Do të më marrin për të çmendur, sepse po përpiqem ta kuptoj, por unë e dua. E njoh prej katër vitesh e gjysmë, është në djalë i ëmbël, nuk është i dhunshëm”.

Sa i përket faktit se cili ka qenë shkaku i zemërimit që shkaktoi vrasjen, Ambra përgjigjet: “Nuk do ta tradhtoja asnjëherë Iglin, nuk do të mundesha, e dua, është i dashuri im. Unë nuk isha e interesuar për Ismailin, por ai tentonte të lidhej me mua”.

Ambra është tani nën mbrojtjen e karabinierëve. Në Sant’Angelo, atmosfera është e rëndë, siç tregon vetë vajza: “Kam dëgjuar shumë racizëm nga ana e të gjithëve. Kur Igli u dërgua në kazermë, donin ta godisnin dhe lexova që dikush tha që, ‘për ata mendojmë ne’, duke lënë të kuptojë për ne të huajt”.

Ambra e njihte Ismailin, kishin shkëmbyer numrat e telefonit në stacionin e autobusit. “E kam parë ndonjëherë. Unë nuk isha e interesuar për të dhe ai tentonte drejt meje. Nuk është se më telefononte, por nëse më takonte në rrugë, shfaqte interes për mua”.

Në një sms të dërguar nga Igli për Ambrën në javët e shkuara, ishte shkruar në shqip: “Do ta vras” (duke iu referuar Ismailit). Sms e shoqëruar edhe me fyerje drejt vajzës: “Nuk është e vërtetë që Igli e kishte me mua. Ishte xheloz, kjo po. Unë u përpoqa ta bind të harronte gjithçka, sepse nuk kishte asnjë motiv të dyshonte te Ambra e tij që e do dhe do ta presë”. Por Igli nuk e dëgjoi.

Lajme të ngjashme

Back to top button