Dimovski: Prokuroria dhe gjykatat janë të pavarura

“Në takimin e djeshëm të grupit punues është e shtata me radhë nëse nuk gaboj . Në, takimet e kaluara,  anëtarët e LSDM-së ose do të vinin dhe menjëherë do të largoheshin ose fare nuk do të shfaqeshin. Shkaku për të cilin nuk informohet opinion I gjerë për këto takime është që të këto të jenë sa më cilësore” , deklaroi sot në konferencën për shtyp deputeti I VMRO- DPMNE-së Ilija Dimovski, informo “Plusinfo”.

I pyetur se si komenton qëndrimet e LSDM-së, në raport me hetimet e prokurorisë publike për materialet e publikuara në periudhën e kaluat, ai thotë:

-Me LSDM-në asnjëherë nuk dihet. Deri dje i iu pengonte pse Prokuroria Publike nuk ka ndërmarrë aktivitete lidhur me rastin, tani iu pengon pse ka aktivitete. Një gjë është e qartë, prokuroria, gjyqet dhe të gjitha institucionet shtetërore veprojnë sipas ligjit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se a pret LSDM-ja  në vjeshtë të kthehet në Kuvend, siç është rënë dakord në takimin e fundit në Përzhino, Dimovski thekson vendi i opozitës është në Kuvend.

– Mëkat që deri më tani opozita nuk participonte dhe nuk ishte në Kuvend. Këtu është vendi  për të diskutuar, për të biseduar, për marrëveshje.  Shpresoj se do të kthehen në Parlament- thotë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO- DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Back to top button