Moti sot në Maqedoni

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare lokale. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë reshje afatshkurtëra të rrëmbyeshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryejë erë e dobët kryesisht nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura e mëngjesit do të lëviz në interval prej 13 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 31 deri në 38 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira mesatare lokale. Do të fryejë erë e dobët kryesisht nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 37 gradë Celsius. Në rajonin e Ohrit dhe Prespës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla lokale mesatare. Në orët e pasditës do të ketë kushte për reshje afatshkurtëra të rrëmbyeshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura do të arrijë deri në 33 gradë Celsius. Në rajonin e Dojranit moti do të jetë me diell e me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi juglindore. Tempera do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button