ZTE Axon telefoni anti bakterial

Telefoni inteligjent ZTE Axon është një ndër modelet, i cili ësHtë më i pastër nga bakterët. Ky është telefoni i parë inteligjent që përdor xhamin Corning Gorilla antibakterial.

Xhami ka një sipërfaqe antibakteriale që e mbron ekranin nga bakteret. Tek xhami është vendosur një material prej argjendi që ndalon ngjitjen e mikrobeve, algave, mykut, kërpudhave, baktereve etj.

ZTE Axon me procesor Snapdragon 810, 4GB RAM dhe kasa prej metali mund të porositet për 450 dollarë. Telefoni do të hidhet në treg më 1 gusht.

Lajme të ngjashme

Back to top button