Ja cilët janë gabimet që bëjmë gjatë ngjyrosjes së flokëve

Ngjyrosja e flokëve është një proces që mund të bëhet lehtësisht dhe në shtëpi pa qenë nevoja që të dyndemi nëpër qendrat estetike, por mjafto të marrim bojën e duhur dhe mund ta realizojmë dhe në kushte shtëpie. Gjatë realizimit të këtij procesi kujdes që të mos bëni gabimet më të shpeshta që bëhen zakonisht që janë;

E përhapni ngjyrën gabimisht
Përveç nëse bëhet fjalë për ngjyrosjen e parë të flokëve, ju nuk mundeni që thjesht vetë ta shpërndani ngjyrën si të dëshironi. Madje edhe aplikimi i njëtrajtshëm i ngjyrës është një veprim i gabuar, sepse në flokët që nuk janë trajtuar me ngjyrë (rrënjët), ngjyra duhet të qëndrojë më gjatë. Së pari, aplikojeni ngjyrën në pjesën më afër majës së kokës, prisni 10 minuta, dhe pastaj aplikojeni në të gjithë flokët.

Nuanca e gabuar sjell rezultate katastrofale
Kjo është veçanërisht e vërtetë për vajzat bionde dhe ato që duan flokë të kuqe. Nuk ka rëndësi që tetoja në pakon (e ngjyrës) duket mrekullueshëm nën vrushkujt e bukur të flokëve të saj të verdhë me rëndësi është se si do të reagojë ngjyra në kontakt me flokët tuaj. Nëse doni rezultat të mirë, dhe jo flokë të gjelbër apo me ngjyrë të së verdhës së vezës para ngjyrosjes në shtëpi konsultohuni me parukieren.

Ngjyrosja në shpejtësi
Mos thoni që vërtet nuk mund t’i ndani 50 minuta për t’i ngjyrosur flokët si duhet! Femrat shpesh e lënë ngjyrosjen në shtëpi për moment të fundit, gjë që, sigurisht, çon në rezultate të dobëta. Nëse nuk keni kohë për t’i ngjyrosur flokët si duhet, atëherë atë ditë mos i ngjyrosni fare.

I harroni fytyrën dhe qafën
Të gjitha femrat që i ngjyrosin flokët e tyre me ngjyrë kafe dhe të zezë, me siguri të paktën disa herë janë ballafaquar me këtë problem. Ngjyra ka dalë mirë por njollat në veshë, qafë dhe ballë nuk hiqen me ditë të tëra! Për ta shmangur këtë, kurrsesi mos harroni ta lyeni lëkurën përgjatë skajeve të flokëve me ndonjë krem më të yndyrshëm ose me vazelinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button