Partitë në pushtet zvarrisin punët por marrëveshja do të realizohet

Mënyra brutale dhe jodiplomatike e bisedimeve dhe negociatave mes pushtetit dhe opozitës, e cila filloi në rezidencën e BE-së në Përzhinë me sa duket ende s’ka përfunduar.

Aty liderët ranë dakord që t’i lënë pas interesat e partive të tyre dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit, por vetëm një javë pas marrëveshjes ata e harruan këtë gjë, dhe përsëri filluan të grinden.

Njohësit e çështjeve politike thonë se partitë politike në pushtet e sidomos VMRO kërkon që të zgjatet zbatimi i marrëveshjes së 2 qershorit.

“Herët është të japim vlerësim final se si do të zbatohet kjo marrëveshje, por jam i sigurt që faktori ndërkombëtar s’do të rinë duarkryq, edhe pse partitë në pushtet e sidomos ajo VMRO kërkon që zbatimi i marrëveshjes të zhagitet, këtë na len të kuptojmë me veprat që po i bën”, tha për Portalb, analisti Naser Zyberi.

Ai shtoi se do të ketë ende presion nga ndërkombëtarët pasi që nëse Maqedonia nuk del nga kriza politike, atëherë mund të ketë mjaft probleme serioze.

“Besoj se sërish do ketë presion nga ndërkombëtarët për të dalë nga kriza politike sepse nëse ajo vazhdon e ardhmja e Maqedonisë mund të jetë mjaft brengosëse”, thotë Zyberi.

Profesoresha Mirjana Maleska thotë për Portalb se marrëveshja ka disa kushte dhe afate dhe implementimi i të njëjtës është dukë u mbikëqyrur nga vetë BE.

“Marrëveshja ka disa detyra konkreta dhe afate, dhe implementimi i të njëjës është duke u mbikëqyrur nga BE. A do të shkojë duke u zvarritur kjo punë? Nuk besoj, por më e rëndësishme është që të eliminohen arsyet themelore për eskalim dhe shfaqje të dhunës në rrugë”, tha Maleska.

Ajo shtoi se tani politikanët po zihen në mes vete dhe do të kërkojnë mënyrë se i të tejkalon këtë krizë, dhe kjo është më pak e rrezikshme nga konflikti qytetar apo etnik.

“Tani politikanët po zihen në mes vete dhe do të kërkojnë mënyrë se i të tejkalon këtë krizë, dhe kjo është më pak e rrezikshme nga konflikti qytetar apo etnik. Kufizimi institucional i qeverisë dhe ndarja e saj me opozitën është themeli i marrëveshjes, gjë që nuk mund të mënjanohet edhe pse partia në pushtet do të tentojë që japë interpretimin e saj. Atmosfera gjithashtu është e dhunshme dhe urdhëruese, por në fund nuk mund të mos realizohet marrëveshja, megjithatë ne jemi pjesë e projektit euronitegrues”, tha Maleska.

Ndërkaq dje pasdite grupet e punës të katër partive më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së u takuan për të shqyrtuar reformat të cilat duhet të bëhen në legjislaturën zgjedhore./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button