Përfundoi debati për EULEX-in, s’ka kuorum për votimin e rezolutës
Kuvendi i Kosovës ka përfunduar debatin për EULEX-in të thirrur nga deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e përkrahur edhe nga deputetë tjerë.
Pas një debati ku pozita thuajse nuk mori pjesë pos disa deputetëve të paktë në numër, rezoluta e propozuar nga inicuesja e debatit nuk u hodh ne votim pasi nuk pati kuorum.
Hedhja ne votim e kësaj rezolute do të bëhet në seancën e nesërme, ndonëse dy partitë me të mëdha PDK e LDK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë.