Borisov: Bullgaria më nuk guxon ta bllokojë Maqedoninë

Dy ditë para se të parashtrojë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit,  isha në Shkup dhe me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski  bëmë marrëveshje që Bullgaria më nuk do ta bllokojë Maqedoninë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kshtu ka deklaruar për MIA ish kryeministri bullgar Bojko Borisov.

“Shpresoj se në pozitat e Maqedonisë edhe Qeveria e tanishme duhet të jetë në nivel të përkrahjes. Shteti i Maqedonisë është më i afërti për ne, ndërsa më i afërt është  edhe populli i Maqedonisë. Sa më shpejt që ky vend të hyjë në NATO dhe në Bashkimin Evropian aq më mirë është edhe për Bullgarinë”, tha Borisov.

Lideri i partisë opozitare GERB nga Bullgaria, tani nuk e di se si është niveli i marrëdhënieve mes vendit të tij dhe Maqedonisë, por potencon se ai nuk ka pasur takime të tjera me politikanët e Maqedonisë pas rënies së tij  nga funksioni i kryeministrit këtë verë,  por se edhe e di se kryeministri i tanishëm Plamen Oresharski ka pasur takim me njeriun e parë të Qeverisë së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button