Ironia e gazetarit nuk duhet të jetë pjesë e lajmit

[Recension: “Shqiptarët nuk u besojnë fjalëve të BDI-së, shikoni si i përgjigjen Osmanit!”]

Lajm - Shqiptaret nuk u besojne fjaleve te BDI-se, shikoni si i pergjigjen Osmanit!

Zhvillimet e rëndësishme politike janë interes i rëndësishëm publik. E tillë ishte edhe gjithë ngjarja me negociatat për krizën politike në Maqedoni. Pyetjet që ngrihen pas arritjes së marrëveshjes që prek direkt njerëzit janë legjitime, por gjatë raportimit ironia dhe sarkazma nuk duhet të jenë pjesë e lajmit. Ato mund të përdoren në rubrikat e tjera, si komentet apo opinionet.

Lajm - Shqiptaret nuk u besojne fjaleve te BDI-se, shikoni si i pergjigjen Osmanit!Linku për te artikulli origjinal: “Shqiptarët nuk u besojnë fjalëve të BDI-së, shikoni si i përgjigjen Osmanit!”
Data e publikimit: 15.07.2015
Data e recensionit: 16.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Teksti që po recensojmë me të drejtë ngre pyetjen rreth marrëveshjes së arritur politike e cila nuk parashikon që në Ministrinë e Brendshme, zëvendës Ministri të jetë shqiptar. Kjo është një çështje me interes të konsiderueshëm duke marrë parasysh zhvillimet politike.
Por raportimi për këtë çështje përfshihet nga sarkazma dhe ironizime, “fakti se BDI nuk do të ketë zëvendësministër në MPB… Është ky një lajm i mirë për shqiptarët e Maqedonisë…”
Teksi ka edhe supozime: “mospasja e zëvendësministrit nga radhët e BDI-së, e zvogëlon por nuk e eviton në tërësi rrezikun për ndonjë aksion të ri të montuar ndaj shqiptarëve, për shkak se kjo parti edhe pas muajit tetor mbetet në qeveri”.

Gazetari me të drejtë mund të numërojë ngjarjet dhe rastet delikate, duke i kërkuar llogari institucioneve. Por duke ironizuar dhe komentuar, lajmi bëhet i njëanshëm dhe humbet rëndësinë e çështjeve që ngrihen.

Lajmi i referohet edhe reagimit qytetar për marrëveshjen. Edhe ky element është i lejueshëm sepse sjell opinionin e njerëzve për të cilët edhe merren vendimet politike. Por një gjë e tillë nuk duhet të bëhet me fjalor ofendues ose përçmues.

Teksti i cila trajton çështje me interes publik, do të ishte i plotë nëse gjykimet do t’i sillnin vetë lexuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button