SHBA dhe FMN nuk besojnë në marrëveshjen me Greqinë, kërkojnë falje të borxhit

SHBA-të raportohen të jenë duke punuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi një plan për shpëtimin e ekonomisë greke pasi që ekonomistët më me nam në botë janë renditur për ta kritikuar kredinë e fundit si tërësisht jofunksional.

Çështja është ngritur edhe nga nobelisti për ekonomi, Paul Krugman, i cili tha se “mund t’i kem mbivlerësuar kompetencat e qeverisë greke.”

Ai për CNN ka thënë se Greqia ka nënshkruar një marrëveshje që është edhe më e dëmshme se ajo për të cilën u votua në referendumin e fundit në Greqi, transmeton Indeksonline.

“Sigurisht se kjo marrëveshje është një shok. Por e dini si, në një mënyrë është e pashpresë në çdo mënyrë… nuk është se kushtet që u ofruan më parë ishin të realizueshme”, ka thënë Krugman.

FMN-ja ka thënë se borxhi publik i Greqisë është bërë jashtëzakonisht i lartë dhe i paqëndrueshëm. Greqisë për vitin 2018 i duhen së paku 85 miliardë euro, ndërsa borxhi parashihet të mbërrijë në 200 për qind të Bruto produktit vendor (GDP).

Sipas FMN-së, borxhi mund të bëhet i qëndrueshëm vetëm duke shlyer një pjesë të borxhit, që shkon përtej asaj që Evropa ka qenë e gatshme ta marrë në konsideratë deri tani.

Madje edhe gazeta gjermane Die Welt kreditimin e fundit për Greqinë e konsideron abstrakt.

“Mbi të gjitha, kushtet janë tepër më të vështira se sa ato që u refuzuan në referendum. Për shumicën e grekëve shkurtimet janë më maksimalet të mundshme”, ka shkruar gazeta të hënën.

Lajme të ngjashme

Back to top button