Kallëzim penal për një strugan për prodhim të drogës dhe tregtim me armë

­ Stacioni policor Strugë parashtroi kallëzim penal kundër A.B.(27) nga fshati Veleshtë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim droga narkotike dhe prekursorë” dhe përpunim i palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë dhe materia spërkatëse”.

Më 02.05.2015 gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe marrë disa paketime më të vogla najlloni me drogë kokainë, material farash nga bima “kanabis sativë” si dhe disa plumba nga kalibri i ndryshëm. Në njërën nga dhomat në shtëpinë familjare është paketimi i ri i najllonit me drogë narkotike kokainë dhe një plumb i kalibrit 6,35 milimetra me prejardhje jugosllave.

Në kuzhinë është gjetur paketimi i dytë i najllonit me drogë narkotike kokainë dhe një plumb të kalibrit 9 milimetra nga prodhimtaria çeko­sllovake si dhe një kuti letrash me farë nga “kanabis sativa”. Paketimi i najllonit me dozë më të vogël kokainë, nëpunësit policorë e kanë gjetur në automjetin “Daihatsu” me targa të Shkupit i cili ka qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë. Gjatë bastisjes në automjetin markë “Audi 80” pa targa i lënë në një truall për automjete të përdorura, janë gjetur dy plumba të kalibrit 7,62 milimetra nga prodhimi kinez dhe një plumb i kalibrit 7,65 milimetra nga prodhimtaria çeko­sllovake. Janë gjetur gjësende janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button