Zbulohet fabrika më e madhe e drogave sintetike në BE

Në një fermë të braktisur të derrave në Belgjik, Europoli ka zbuluar laboratorin më të madhe për prodhimin e drogave sintetike në BE. Vlerësohet se në të kanë mundur të prodhohen disa qindra kilogram ekstaze në javë.

Laboratori ilegal për prodhimin e ekstazit, është fshehur në objektet në fermat e dikurshme të derrave, afër vendit Opglabek, është demontuar, ndërsa pesë meshkuj janë arrestuar (katër holandez dhe një nga belgjika)

Laboratori është zbuluar më 18 tetor, me një sipërfaqe 1.000 metra katror, ndërsa në to është gjetur material dhe prodhime të gatshme në vlerë prej 3 milion euro. Vlerësohet se në të, kanë mundur të prodhohen disa qindra kilogram ekstazi gjatë javës. Çmimi në rrugë i këtij narkotiku sillet prej 2.250 deri 6.000 euro për kilogram, dhe llogaritet që ky laborator në muaj ka realizuar qarkullim prej disa milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button