Zhernovski: Nëse prokurori i ri special kryen punën, atëherë Gruevski do të duhet menjëherë të japë dorëheqje!

I pyetur nga gazetarët në lidhje me pritjet e tij nga prokurori i ri special dhe nga marrëveshja e nënshkruar, kryetari i Qendrës Andrej Zhernovski, tha se diplomacia ka dy lloje të marrëveshjeve dhe kompromisit, e para, kur të dyja palët janë të kënaqur dhe e dyta, kur të dyja palët janë të pakënaqura , raporton Plusinfo.

“Dhe të dyja palët kanë arsye pse të jenë të pakënaqura, por maksimalisht qëndroj në dispozicion për të ndihmuar në çfarëdo që të ketë nevojë. Nuk kam iluzione se prokurori i ri i posaçëm do të ketë duar të lira, por do të tregojë nëse do të mund të qartësohet gjithçka. Nëse e kryen punën dhe nëse fillon procesi, atëherë Gruevski do të duhet menjëherë të japë dorëheqje. Kjo do të jetë edhe një mesazh për të gjithë qeveritë e ardhshme dhe kryeministrat, se të gjitha veprimet e kundërligjshme do të “krihen” dhe sanksionohen”, – tha Zernovski./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button