“Shpëtimi” në vendet evropiane, temë diskutimi e çdo të rinjve në Maqedoni

Papunësia rekorde, varfëria e skajshme, turbulencat e thella politike. Janë të panumërta arsyet që i motivojnë të rinjtë të ëndërrojnë për të dalë në mërgim. Ky trend po ritet dhe është shqetësuese, shkruan DË.

“Tre vite jam mjek, nuk mund të gjej punë. Jeta më ka kaluar duke mësuar, për çka? Askush në këtë shtet nuk të vlerëson nëse nuk i përket ndonjë partie politike. Tani edhe me librezë partiake zor se gjen punë, për këtë shkak dua të largohem për në Gjermani. Jo se më shkohet atje, por çka të bëj kur nuk kam rrugëdalje tjetër”.

Kjo është historia e një Shkupjani emri i të cilit është Aleksandar, por nuk na befason. Kjo është një temë që bëhet çdo ditë në mesin e të rinjve në Maqedoni. Trendi ndoshta është global, por në Maqedoni merr dimensione shqetësuese.

Hulumtimet e fundit tregojnë se më shumë se 50 përqind e të rinjve duan të ikin nga Maqedonia për në shtete Evropian apo SHBA ose Kanada.

Lajme të ngjashme

Back to top button