Kovaçev: Duhet të ndryshojnë shumë gjëra në Maqedoni për tu bërë pjesë e BE-së

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev në një intervistë për portalin European Western Balkans ka porositur se në Maqedoni duhet të ndryshohen shumë gjëra para se ajo të fillojë bisedimet paraqasëse ne Bashkimin Evropian.

Sipas Kovaçev, sa i përket krizës politike e cila me nënshkrimin e marrëveshjes është qetësuar, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian seriozisht i ka kuptuar problemet në Maqedoni.

“Komisioni Evropian dhe Parlamenti seriozisht e kanë kuptuar problemin me Maqedoninë. Është e dhimbshme kur sheh se si mediat e kontrolluara nga pushteti në mënyrë selektive i lexojnë rekomandimet e BE-së dhe ato që nuk ju konvenojnë I fshehin. Njëjtë sikur edhe në Serbi, kjo është trashëgim nga komunizmi jugosllav ku mund të gjendet në media, politikë dhe ekonomi. Derisa shoqëria maqedonase nuk gjen mënyra për tu liruar nga kjo trashëgimi, nuk besoj që BE do të bëhet realitet”, deklaroi Kovaçev.

Lajme të ngjashme

Back to top button