A dështoi koncepti multikulturor?

Nocioni për multikulturalizmin, si proces i ri është i orientuar drejtë evoluimit pozitiv të traditave kulturore dhe veçmas të identiteteve etnike . Në 2-3 dekadat e fundit krijohen ideologji dhe teori të cilët kanë të bëjnë me shoqëritë të multikulturalizmit dhe mënyrë për qasjen për nevojat kulturore të grupeve të ndryshme etnike dhe të kërkesave të tyre për participim më të madh në shoqëri dhe për tejkalimin e pabarazisë sociale dhe ndarja më e drejtë e resurseve të shtetit.
Paradokset në qëndrimet e teorikëve të shekullit XIX-XX kanë të bëjnë me vlerësimin e tyre të gabueshëm, se dallimet etnike dhe kulturore janë anakronizma,se grupet etnike e kanë humbur rëndësinë e tyre në jetën e individëve dhe se përkatësia etnike do të shëndrrohen në klasë si forcë lëvizëse, në organizata sociale.
Pasojat nga teoritë e tilla ishin homogjenizimi kulturor politik i kombeve -shteteve, si përmes asimilimit si dhe përmes strategjive të shteteve për monolitizëm politik dhe kulturor.
Ish-Bashkimi Sovjetik, i cili pësoi dëme të llahtarshme kulturore nga procesi i sterilizimit kulturor e gjuhësor nëpërmjet rusifikimit me forcë të kulturës, gjuhës nën parullën e kulturës “me formë kombëtare e përmbajtje socialiste”, është shembull klasik i dështimit të proklamimit të“popullit unik sovjetik”.Kopjimi i kësaj mënyre të multikulturalizmit në RM ,paraqet një model të dështuar.
Shoqëria civile duke qenë multikulturore, krijon hapësirë të gjerë kulturore të zhvillimit të lirisë qytetare, për të lulëzuar të gjitha vlerat që kanë grupet e ndryshme sociale, etnike, gjuhësore që jetojnë në një vend të caktuar, unitar apo multietnik.

Tendenca e vlerësimit të karakterit multikulturor të shoqërisë, shfaqet në dy plane dhe ka dy pamje. Është padyshim, fenomen me përmasa globale, por edhe kombëtare. Është dukuri që shfaq probleme brenda vendeve të ndryshme, pavarësisht karakterit të tyre unitar, federativ, apo konfederativ të organizimit të shtetit, por dhe si fenomen ndërkombëtar.
Do të ishte interesant të bëhet një krahasim analitik në përputhëshmërinë në mes multikulturalizmit dhe të drejtat e njeriut në shoqërinë e RM, dhe të analizohen sipas Marrëveshjes së Ohrit, që duheshe të paraqes orientim kryesor për integrim politik dhe integrim social në Republikën e Maqedonisë,dhe këtu lind pyetja hipotetike se a dështoi multikulturailzmi i promovuar nga partia shqiptare në pushtet si sintagmë kryesore që proklamohej si vlerë europjane e në fakt doli se ishte sintagmë formale për të proklamuar orientimin dhe rolin properëndimor.

Marrëveshja e Ohrit ofronte mundësinë për decentralizimin e pushtetit, rebalansim politik të mekanizmave të caktuar në pjesët për përdorimin e gjuhëve si dhe për shprehjen e identitetit që korespondojnë me Konventat evropiane nga lëmitë përkatëse .
Dy orientime të mundshme zhvillimore gjinden para shoqërisë në RM. I pari gjithsesi është multikulturalizmi, në variantin e tij sociokulturor, ose diçka më i zgjëruar dhe i dyti është ai postetnik si model formal bashkohor i kombit politik.
Në rastin e parë favorizohet rëndësia përmes artikulimit të kategorive siç është gjuha, religjioni dhe trashigimëria kulturore, promovimi i saj me sfera publike përmes politikës, arsimit, mediumeve dhe në tërësi në shoqëritë civile dhe mbatjes së distancës më të madhe etnike, parasegjithash nëmes maqedonëve dhe shqiptarëve.

Në rastin e dytë, në shembullin e shoqërisë postetnike, favorizohet dhe jipet rëndësia e individualitetit dhe zgjidhjes vetanake personale, me qëllim që të krijohen mundësi më të mëdha për një numër më të madh të individëve dhe në mënyrë të njejtë do të kyçen në të gjitha rrjedhat e jetës shoqërore. Në këtë rastë patjetër duhen të respektohen parimet e meritokratisë. Kjo nënkupton gara, me kompetencat e të gjitha niveleve në shoqëri, por edhe gara të liruara nga etnicizmi dhe nga partizimi etnik në shoqëri.Edhe këtu dështoi multikulturalizmi.

Do të bëjë orrvatje t`i elaboroj disa elemente për strategjinë e mundëshme postetnike në Republikën e Maqedonisë, të cilët do të mundë të kontribuojnë më të drejtë jo vetëm në atë politike por edhe për integrim social dhe zhvillimin e sistemit të përgjithshëm të vlerave si parakusht për zhvillimin e multikulturalizmit.

Është e nevojshme në këtë periudhë haptas të insistohet në respektimin e të drejtave univerzale të njeriut, si të drejta primare, më pas me mençuri të rrespektohen edhe të drejtat sekundare, më saktë thënë të drejtat kulturore të qytetarëve. Kjo është në përputhmëri me vlerat e më shumë shoqërive perendimore Nëse, me këtë orientim, arrihet të etablohen vlerat e përbashkëta për jetë të mirë, atëherë integrimi thelbësor do të imponohet vetvetiu.

Maqedonia prej ekzistimit të saj ka qenë në mes tendencës për të proklamuar një shoqëri multietnike dhe pamundësisë,ose tendencës e jovullnetit nga ana e etnikumit bartës për të operacionalizuar në praktikë multikulturalizmin në këtë vend.

Politikat dhe modelet e proklamuara në sistemin arsimor ,nuk mund të plotësojnë parakushtet për krijimin e arsimit multikulturor me një projekt që bëhet në aktivitetet e lira të nxënësve,por kërkon një qasje më thelbësore,fundi fundit është paradoks nga njëra anë të mësohet gjuha maqedone nga ana e nxënësve shqiptarë prej klasës së tretë në ciklin e ulët, a nga ana tjetër nxënësit maqedonas nuk janë të obliguar me ligj të mësojnë gjuhën e etnikumit të dytë.

Me këte, diskursi për multikulturalizmin në shoqërin e RM, do të jetë në gjetjen e barazpeshës në kundërthëniet midis kontradiktave në mes kuptimit për multikulturalzmin romantik dhe kuptimin e vërtetë të multikulturalizmit properëndimor, që favorizon të drejtat individuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button