Greqi, 4-vjeçarja shqiptare shpëton nënën nga përdhunimi

Një vogëlushe 4-vjeçare ka qenë personi që ka bërë të mundur parandalimin e përdhunimit të nënës së saj. Falë vogëlushes është ndaluar kjo ngjarje, e cila ka tronditur opinionin publik grek.

Sipas raportimit të mediave greke, në shtëpinë e një shtetase shqiptare hyri një burrë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së gjahut, e detyroi 51 vjeçaren shqiptare që të zhvishet, duke e kërcënuar ta përdhunojë. Ka qenë momenti kur vajza e vogël ka hyrë në dhomë dhe ka nisur ti bërtasë burrit: “lëre mamin tim”, dhe e ka kafshuar në këmbë.

Në këtë moment personi i paidentifikuar, ka qëlluar me armë por fatmirësisht pa të lënduar, ndërsa 51-vjeçarja ka arritur ti heqë maskën dhe të kuptojë se ai ishte një person që kishte qëndruar poshtë shpisë së saj gjithë ditën.

Lajme të ngjashme

Back to top button