Erdogan edhe në Kosovë, përshëndet shqiptarët e Maqedonisë

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dje vizitoi Kosovën ku mori pjesë në inagurimin e aeroportit të ri të Prishtinës. Ai gjatë fjalimit të tij më pas në qytetin e Prizrenit përmendi dhe shqiptarët e Maqedonisë. 

“I përshëndes dhe ua përcjell nderimet e mia të gjithë shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, goranëve, egjiptianëve dhe romëve, pra të gjithë shtetasve kosovar. Gjithashtu i përshëndes nga zemra shqiptarët që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Maqedonia”, ka thënë kryeministri i Turqisë gjatë vizitës së tij në Prizren. 

“Unë, bashkëshortja ime, vajza, ministrat dhe të gjithë biznesmenët që më kanë shoqëruar sot jemi ndjerë si në shtëpinë tonë. Kosova është njëjtë sikurse shtëpia e jonë e dytë”, tha ai.

Kryeministri turk nuk ka lënë pa përmedur as luftën në Siri.

“Shikojeni Sirinë, 110 mijë njerëz e humbën jetën. Pse? Kush fitoi? Ata që jetojnë me ndjenja imperialiste. Kush humbi? Njeriu”, ka thënë Erdogan duke rikujtuar se sa e rëndësishme është paqja, pajtimi dhe qetësia në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Back to top button