Në Kore të Veriut nesër mbahen zgjedhjet e reja “fer dhe demokratike”

Mund të jetë vetëm një kandidat dhe ata që votojnë kundër do të vriten, por këto zgjedhje që zhvillohen nesër në Kore të Veriut janë paralajmëruar se do të jenë “të lira”.

Këto “zgjedhje” do të zhvillohen për herë të parë me në krye të vendit despotin tiran Kim Jong-un, që është kandidati kryesor për të vazhduar qeverisjen.

Votuesit janë “të lirë” të votojnë kundër për të zgjedhur kryetarët e komunave, zonave dhe kandidatët e Parlamentit.

Në fletët e votimit atyre u prezantohet vetëm një kandidat, për të cilin “janë të këshilluar të votojnë”.

Kur votuesit hyjnë në vendvotim, duhet fillimisht të përshëndesin fotografinë e Kimit, e më pas të marrin fletëvotimin, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar i posaçëm do të shikojë nëse ata e shqyejnë apo e ndrydhin fletëvotimin. Sepse, kjo konsiderohet ofendim për regjimin dhe ndëshkohet.

Votimi kundër – qoftë larg – është “super ofendim” në këto zgjedhje “demokratike”, andaj pason ekzekutimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button