Komenti duhet të jetë i ndarë nga lajmi

[Recension: Marrëveshja mes liderëve, shfaqen tellallët e “Besës”!]

Për fenomene të ndryshme, sidomos ato me një rëndësi për interesin publik, mund të ketë mendime të ndryshme. Kjo është pjesë e demokracisë, dhe ato mund të shfaqen lirshëm duke mos fyer, ofenduar e mashtruar. Por oponent duhet të ndahen nga lajmi. Normat profesionale të gazetarisë thonë se lajmi nuk duhet të përmbajë qëndrime të gazetarit.

download (6)Linku deri te artikulli origjinal:Marrëveshja mes liderëve, shfaqen tellallët e “Besës”!”

Data dhe koha e publikimit: 15.07.2015

Data e recenzionit: 16. 07. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Funksioni themelor i gazetarit është informimi. Lajmi që po e recensojme ka kryer funksionin themelor, ka informuar mbi qëndrimin politik të anëtarit të Këshillit drejtues të Lëvizjes “Besa”, Emad Memedit rreth marrëvëshjes së fundit politike në Maqedoni mes partive kryesore në vend. Megjithatë gazetari nuk ka kursyer komentet dhe gjykimin e tij mbi qëndrimin e politikanit në fjalë.

Qasja e këtill e gazetarit e bën informacionin të njëanshëm dhe jo të plotë. Lexuesve zakonisht iu intereson informacioni, pastaj është e drejtë e tyre që si e interpretojnë atë.

Gjithashtu teksti përmban edhe fjalor ofendues për ata që mund të kenë mendim ndryshme. Edhe shprehjet e tilla janë të pa pranueshme sipas normave të gazetarisë. Duke e dhënë informacion publiku i sjell vetë gjykimet.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button