Kushtetuta e Republikës së Kosovës me mangësitë substanciale të saj

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila bazën derivative e ka nga Pakoja e Ahitsarit, është pikërisht ajo kushtetutë, që Kosovën e bëri me republikë dhe me elemente te shtetësisë, dhe me  bazë funksionale të organizmit të brendshëm me institucione të pavarura të saj, dhe me krijimin e qytetarit të saj identifikues. Kjo kushtetute më shumë pasqyron aspiratën e popullit shqiptar për pavarësi, dhe mëvetësi në organizmin e saj, ajo pra  në vete ka instituucionalizuar,  pavarësinë, institucionet, subjektivitetin ndërkombëtar, terrorin, qeverinë dhe mekanizmat shtetëror të tjera.

Por pothuajse gati një decenie të krijimit shtetësisë, dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës ajo kushtetute, edhe pse ka arritur ti gërshetoj elementet shtetërore dhe me kufij të qartë, të garantuar me  institucionet të pavarura të saj, dhe liritë për komunitetet ndër me modelet, ajo përveç rolit historik që ka lujatur,  në kohë të mëvonshme të sfidave të paraqitura në shtet, nuk ka pasur zgjidhjen e problemeve politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës ne modelet që do duhej  të ishin të inkorporuara brenda saj. Sepse intencat e kushtetutave  janë të natyrave  dinamike që ti prin kohës dhe ti zgjidhin ato ,e jo të jenë në status quo të pazgjidhura të padefinuara.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës  bazën derivative, burimore e ka  pikërisht nga,  pakoja e Ahtisarit dhe ato elemente taskativisht i ka të inkorpurara, drejtpërdrejt në brendësinë materiale  të kushtetutës. Ajo pikërisht nga kjo, nuk ka gjetur shumë zgjedhje pragmatike, se si duhet te zgjidhen  problemet në nje shtet, dhe që kjo kushtetutë të jete  determinuesi se si duhet  te kalohen ato sfida, e jo që anën tjetër kjo kushtetutë të jetë nën, interpretimet të vazhdueshme të gjyqtare kushtetues, pra që  kushtimisht që këta ta rihartojnë ate, në interpretimet  dhe vendimet që do rrjedhin nga gjykata kushtetuese.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese   dhe  roli  saj, është shumë jetik dhe pragamatik, për ushtrimin e rolit të mbrojtjes së ligjshmërisë  kushtetuese në vend, ata në shume sfidat  të paraqitura në shtet në kohët të fundit, më shumë janë shndërruar, në një formë të rihartimit të vet kushtetutës, duke e zbehur dukshëm fuqinë ekzistuese, të vet kushtetueses të Repubilkës si akti më i lartë juridik në vend, dhe një akt në majën e piramidës, shtetërore për mbarë funksionimin e shtetit,  të Republikës së Kosovës  dhe që me këto ndërhyrje, këtë kushtetute e bën një kushtetutë të dobët, dhe të pafuqishishme, dhe që  interpretimeve ti japin,  dimensione ndër me të ndryshme, dhe kështu kjo kushtetutë  të jete objekt i shtrembërimeve, dhe gjykime të ndryshme.

Kushtetua e Republikës së Kosovës si qdo kushtetute, tjetër standarde në botë në përmbajtjen e kanë  të rregulluar supreacionin, e cila nën bën apo  zbërthen që kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë jurdik-poltik të  qëndron në supremacionin  hierarkik të lartë, piramidal dhe të gjitha aktet tjera ligjore, dhe nënligjore duhet të jenë në pajtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës, përndryshe ato i shpallë nule të pavlefshme. Ky nen për çdo kushtetutë tregon forcën dhe epitetin e lartë, të kushtetutës si baze ligjore e pandryshueshme. Por abusrditet tani qëndron në anën tjetër, se pikërisht kjo kushtetut në një nën tjetër kushtetutes, të përkufizuar në kushtetutë, supremecacionin si element, jetik të kushtetutës atë e devalvon forcën e saj, dhe bën kushtetutën  varëse dhe të dobët, pasi ai nën tjetër në kushtetute  thekson që kushtetuta, ligjet, aktet të tjera ligjore, nënligjore, duhet e jenë ne pajtim me pakon e Ahisartit, dhe dualiteti ndërmjet tyre, apo konfrontimi me pakon dhe kushtetutën, pakoja duhet ta këtë fjalën e fundit.

Nga ky prizëm, vetëm të njërës anë  të dobësimit të kushtetutës së Republikës së Kosovës, shihet që kushtetuta jonë, është e dobët dhe nuk e ka pavarësinë që duhet ta meriton, dhe atë e shndërron në kushtetutë elastike, të pandryshueshme, në kohë dhe që të ju përshtatet rrethanave, sepse është peng i pakos se Ahtsartit, dhe nga kjo logjike ligjvënësit parlamentar, duhet ta ndërrojnë nenin kushtetues, në të cilën theksohet që kushtetuta, duhet të jetë në varësi dhe në harmoni, me pakon e Ahtisarit sepse ajo pengon zhvillimin në vend dhe bën kushtetutë të dobët elastike

Nje prizëm tjetër që vërehet në  deformitetet e kushtetutës, apo mangësitë, kushtimisht është te themi edhe me  jetikja dhe me  substancialja për kushtetutën e Republikës së Kosovës, është  ndryshimi apo amandementimi kushtetues e lidhur për dhe fatin e saj por edhe për sistemin ligjor, të  kushtetutës së Republikës se Kosovës, kjo ngase siq e thamë më herët që kushtetuta është derivate i pakos së Ahtisarit   pothuajse në gjithë tërësi,   ajo ka paraparë që ndryshimet apo amandementimet  e kushtetutës, në rrethanat që duhet të bëhet, apo kërkojnë ato situate,  përveç detyrës  kushtetuese, të ligjvënëse të parlamentareve të Kosovës, për ndryshim, ajo duhet ta ketë domosdo edhe pëlqimin e komuniteteve jo shumicë, të cilët përfaqësohen në parlament, dhe vota e tyre është shume konstituive dhe e pashmangshme për një ndryshim të mundshëm te kushtetutës, të përbërë vetëm  nga ato pakica që grumbullojnë 20 nga 100 parlamentar sa janë në kuvend.

Këtu do te vërehet tani, se kjo kushtetute është kushtetute e butë, dhe elastike dhe më shume bllokuese se sa zgjidhëse e rrethanave, sepse po që këto komunitete të mos pajtohen me shumicën parlamentare, demokratike për në amandetmetin apo ndryshim kushtetues, ato mund ta shfrytëzojnë ta ashtuquajturën vote bllokuese dhe kështu Republika të jetë peng nga një grup i vogël i njerëzve, të cilët që me shumë për interesa te tyre ata do ta vendosin këtë veto.

Dhe tani demokracia si nocion dhe veprim praktik do të vihet në pikëpyetje, dhe sovraniteti i popullit do të shkelet, dhe nëpërkëmbet për vetëm këtë mekanizim, që e ka instaluar kushtetua e Kosovës.  Ky mekanizëm duhet të ndryshohet, dhe të bëhet një ridizajnim për komunitetet në fushat ligjore për të drejtat e tyre, dhe padyshim esencialisht vota e mekanizmit te dyfishte, duhet te hiqet nga këta 20 deputet te komuniteteve, dhe ndryshimi i kushtetues dhe amandementimi i saj të bëhet nga shumica parlamentare, me një demokraci të shëndoshë ku vota e shumicës, do ta ndryshoj një iniciativë ligjore dhe do të jetë në harmoni dhe në pajtim me parimet   demokratike, që sovrani që i  ka zgjedhur, zgjedhësit  të jene   ata qe përcaktojnë politikën ligjvënëse në vend.

Dimension tjetër që kjo kushtetutë të jetë zgjidhëse e problemeve, e jo të shkaktimit të konfuziteteve është edhe me krijimin e institucioneve  të dala nga zgjedhjet, përkatësisht me qeverinë që do të themelohet                 Kjo kushtetutë edhe në këtë aspekt është dëshmuar e pafuqishme dhe bllokuese e jetës institucionale në vend, dhe për pasoje të një ngërçi bukur të gjatë, që ka rezultuar në formimin e institucioneve.

Sepse pikërisht ajo duhet të jetë pika kyçe, apo zgjidhja se si duhet të formohen institucionet, ajo në nenet e saj është e paqartë dhe konfuze me nenet që e rregullon këtë materie. Në njërën anë thekson se cila parti ka të drejtë të bëjë qeverinë, dhe në moszgjidhje të saj  si zgjidhje e dytë për formimin thekson se këtë e ka, edhe ajo parti që nuk është zgjedhur në raundin e parë apo partia tjetër e dytë tani cila  e pra cila është intencë e neneve që e rregullojnë këtë dhe cili është kuptimi adekuat për këtë zgjedhje, dhe të mos krijohen ngërçe dhe konfuizitete dhe paqartësitë, se si do të formohet  një qeveri e porsadalë në zgjedhjet. Këtu kushtetuta prapë tregohet e dobët dhe elastike per mos pasur vullnetin që duhet ta kete që kjo kushtetute, të jetë zgjidhës e problemeve e jo të jete kushtetutë e analistëve apo të interpretimeve.

Përfundimisht Kushtetuta e Republikës së Kosovës, duhet të shikohet nga dy anë të medaljes së pari ajo neve ofruar pavarësisë shtetësinë, subjektivitetin, e në anën tjetër ajo karshi zgjidhjeve të problemeve të brendshme në shtet, ka pasur status quon dhe moszgjidhjen adekuate të problemeve që ka rezultuar ne vendim tone, dhe për pasojë shtetin e ka shndërruar në një amulli, se si dhe çfarë duhet të ketë bazën ai shtet, sepse kurë ke bazën e fortë atëherë edhe shtetin e ke të gatshëm të zgjedh problemet në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button