“TV Tellma”, bojkoti i parë informativ për aktivitetet e qeverisë

Televizioni  “Tellma”, në shenjë proteste për burgosjen e gazetarit Tomisllav  Kezharovskit dhe sjelljes së sotme të policisë me protestuesit, nuk do të informojë për aktivitet e qeverisë gjatë ditës së sotme.

Gazetari i “Nova Makedonia”, Kezharoski, para dy dytëve u dënua me 4. 5 muaji burg për rastin “Likuidimi”.

Në shenjë proteste për burgosjen e tij, sot u organizua protesta e gazetarëve  para muzeut të luftës së Maqedonisë. Protestuesit u përballën me forca të mëdha policore të cilët nuk lejuan gazetarët dhe qytetarët t’i afrohen muzeut.

Pas reagimeve të organizatave të vendit dhe ato ndërkombëtare për shqiptimin e dënimit me burg të gazetarit Tomislav Kezharovski për tekstin e botuar në vitin 2008, ka reaguar edhe Komisari për zgjerim Stefan Fule.

Lajme të ngjashme

Back to top button