VMRO Popullore: Marrëveshja u përqendrua te personat jo te sistemi

VMRO Popullore e ka përshëndetur marrëveshjen ndërmjet liderëve partiakë duke e cilësuar si rrugën e vetme për të dalë nga kriza politike, por në të njëjtën kohë partia ka përmendur vërejtje për mangësitë e marrëveshjes.

Nga partia vlerësojnë se është dashur që në kuadër të kësaj marrëveshjeje të futeshin edhe propozime për ndryshime ligjore që do të garantonin ndryshime rrënjësore në sistemin gjyqësor dhe në atë zgjedhor.

“Gabim i madh strategjik është fokusimi kryesisht te ndryshimet e personave të caktuar në Qeveri. Gjithashtu, një ‘vrimë e zezë’ e marrëveshjes do të jetë institucioni i vetos, i cili do të shkaktojë bllokada në të ardhmen kur do të duhet të realizohen pikat e marrëveshjes”, ka vlerësuar VMRO-Popullore.

Kjo parti shpreh habinë për faktin se partitë opozitare të përfaqësuara në bisedime nuk u angazhuan që të pranojnë propozimet e partive më të vogla për reformimin e zgjedhjeve dhe ndryshime tjera ligjore.

Lajme të ngjashme

Back to top button