Greqia pritet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Greqi me siguri do të shpallen për në shtator ose për në tetor, ka thënë ministri grek i Punëve të Brendshme Nikos Vucis.

Ai ka thënë për radion “Kokino”, se mundësia për dalje të grekëve në zgjedhje është relativisht shumë e madhe, transmeton Koha.net.

“Nëse jo në shtator, zgjedhjet do të mbahen në tetor dhe ato do të shprehin reflektimin Syrizes dhe të Qeverisë së saj por edhe për zhvillimet tjera”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Qeveria ka qenë shumë afër rënies të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Back to top button