Kukan, Howitt dhe Fleckenstein përshëndetën marrëveshjen e arritur në Maqedoni

Komisioni Evropian dhe eurodeputet përshëndetën marrëveshjen e arritur mes partive në Maqedoni.

Europarlamentari Richard Howitt, i cili ka qenë edhe pjesë e ndërmjetësimeve për dalje nga kriza e Maqedonisë,në profilin e tij në Tëitter ka shkruar:

“Pas ndërmjetësimit nga Komisioneri Hahn është shpallur marrëveshja në Maqedoni – opozita të kthehet në parlament, të formohet një qeveri e re dhe zgjedhje të parakohshme”

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë dhe eurodeputet nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (EPP), Eduard Kukan, e quajti “një mrekulli të vogël” arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund krizës politike në Republikën e Maqedonisë, në negociatat e së cilës në emër të BE-së ka marrë pjesë ai, së bashku me eurodeputetin Ivo Vajgël dhe Riçard Houit dhe në krye me eurokomisarin për negociatat e zgjerimit, Johanes Han.

“Ishte vështirë për të ardhur deri në një marrëveshje dhe e njëjta është një mrekulli e vogël. Pas disa muajsh të negociatave të ashpra dhe maratonës së djeshme 12-orëshe, ne në fund arritëm t’i ndihmojmë politikanëve të Maqedonisë për tejkalimin e krizës politike në vend. Stabiliteti dhe zhvillimi në Ballkan janë një nga prioritetet tona në politikën e jashtme, kështu që unë mendoj se është e rëndësishme që të përdorin përvojën dhe kontributin tonë ndaj marrëveshjes, që vendi të mund të lëviz përpara dhe për të lejuar zhvillimin e tij të mëtejshëm demokratik”, thotë Kukan.

Nënkryetari i Socialdemokratëve europianë, gjermani Knut Fleckenstein ka uruar LSDM-së për guximin që ka shprehur gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, e cila garanton një ardhmëri evropiane për vendim.

“Dua ta përgëzoj frymën e kompromisit i cili u dëshmua nga të gjithë palët e përfshirë në takimin e fundit të liderëve politikë, të cilët vendosën interesat e Maqedonisë para interesave personale dhe ato partiake. Kjo është në frymën evropiane dhe kjo marrëveshje ka një rëndësi thelbësore për përparimin e vendit drejt BE-së”, ka thënë raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

Socialdemokratët europianë pritet të përgatisin një program për LSDM-në me të cilin ajo do të garojë në zgjedhjet e prillit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button