Priten arrestime në estradën e Kosovës

Merren në pyetje në cilësinë e të dyshuarve këngëtarët Sinan Vllasaliu, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, Ramadan Krasniqi, Nysret dhe Afrim Muçiqi, të dyshuar për shmangje të tatimeve me vlerë mbi 200 mijë euro.

Ata janë marrë në pyetje nga zyrtarë të lartë të Administratës Tatimore, të cilët në bazë të informatave të tyre kanë konstatuar se ata në mënyra të ndryshme i janë shmangur tatimeve.

Për këtë është caktuar edhe një prokuror i çështjes, Atdhe Dema.

“Sinan Vllasaliu, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, Ramadan Krasniqi, Nysret dhe Afrim Muçiqi tashmë janë marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarve. Ata dyshohet se e kanë shkelur nenin 313 të Kodit Penal – Shmangie nga Tatimi”, mëson Express.

Punën kryesore, sipas burimeve tona, e kanë kryer Administrata Tatimore, e cila ka kohë që është vënë në ndjekje të bizneseve, ose individëve, që në një formë a një tjetër i shmangën pagesës së tatimeve, përkundër të hyrave të mëdha që i realizojnë.

Përveç tyre, janë duke u hetuar edhe këngëtarë të tjerë, më të ri, por që dyshohet se janë duke gjeneruar të hyra të mëdha, më anë të koncerteve, ose dasmave, por që nuk paguajnë asnjë cent tatime.

Lajme të ngjashme

Back to top button