Edhe Asamblea Parlamentare e KiE-së përshëndeti Marrëveshjen e arritur në Maqedoni

Liza Kristofersen nga Norvegjia (grupi socialist) dhe Valeriu Gileçi (nga Republika e Moldavisë/ EPP/CD) të dy bashkëraportuesit për post-vëzhgim të dialogut me Republikën e Maqedonisë pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e përshëndetën marrëveshjen e arritur sot nga ana e partive udhëheqëse politike në vend, njofton MIA.

“Kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm drejt fundit të krizës politike, përfshirë edhe bojkotin e Parlamentit nga ana e partisë më të madhe opozitare që e pengoi procesin e funksionimit të mirë të institucioneve demokratike pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në prill të vitit 2014. Ne u urojmë të gjitha palëve për kompromisin e arritur politik, si dhe komisarit për zgjerim të BE-së Johanes Han, dhe anëtarëve të Parlamentit evropian për lehtësimin e këtij procesi” thonë raportuesit e sapoemëruar për Maqedoninë pranë APKE-së.

Ata njëherit dërguan thirrje për zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Ne ju bëjmë thirrje të gjithë liderëve politik ta zbatojnë këtë marrëveshje me vullnet të mirë, të tregojnë pjekuri politike në interes të qytetarëve të tyre, dhe të garantojnë se zgjedhjet e planifikuara për 24 prill 2016 do të jenë mirë të përgatitura. Emërimi i prokurorit të posaçëm, në pajtim me të gjitha partitë, që të zbatoj hetim për bisedat e incizuara ilegalisht, gjithashtu do të ndihmojë në ripërtërije të besimit të këtij institucioni” shtojnë ata.

Ata janë të bindur se kjo marrëveshje mund t’i ndihmojë vendit të ballafaqohet me problemet sistematike.

“Ne besojmë se kjo marrëveshje mund t’i ndihmojë vendit të ballafaqohet me probleme sistematike, të cilat duhet thellësisht të kontrollohen, përfshirë edhe reformat zgjedhore, funksionimin e drejtë të sundimit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësisë, lirinë e mediave dhe depolitizimin e administratës publike, siç kërkohet nga ana e Asamblesë Parlamentare në rezolutat dhe deklaratat paraprake. Në këtë pikëpamje, Asambleja ynë (APKE) është në dispozicion të tërësishëm të autoriteteve që t’ua jep ndihmën e nevojshme”, qëndron në kumtesën e APKE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button