Ylli i muzikës Nick Cave sot viziton vëndin e vdekjes së djalit të tij

Ylli i muzikës Nick Cave sot ka vizituar shkëmbin e lartë, prej ku djali i tij Arthur tragjikisht ra dhe humbi jetën në moshën 15 vjeçare.
PAY-cave (2)
Arthuri u gjet me lëndime të rënda në fundin e një shkëmbi në Ovingdean Gap në Brighton rreth orës 18:00, ditën e martë. Pavarësisht nga përpjekjet e furishme për të shpëtuar jetën e tij, adoleshenti ndërroi jetë në spital më vonë atë ditë, që atëherë, vendi nga i cili ai ra e kanë vizituar dhjetëra miq dhe anëtarë të familjes me qëllim që të shprehin keqardhjen dhe nderimet e tyre.
Zemërthyeri Nick kur arriti në majën e shkëmbit zgjodhi të qëndrojë pranë veturës së tij, ku shkurtimisht përshëndeti miqtë e Arthurit të cilët lënë lule dhe letra në kujtesën e djalit të tij. Në ndërkohë gruaja e tij Susie, së bashku me djalin e tyre binjak Earl u afruan në vëndin ku ishin vendosur lulet dhe lexuan mesazhet e vendosura në vendin e ngjarjes.

PAY-cave (1)

Një nga letrat më zemërthyese që ata lexuan ishte ajo e miqve më të ngushtë të Arthur-it, në të cilën ata premtuan se do të kthehen tek shkëmbi, ku ai ra për vdekje dje ‘Çdo 14 korrik’ për të kujtuar vdekjen e tij.

PAY-cave

Letra u shoqërua me lule nga miqtë Amelia Parsons dhe Josh Angelo, në të cilat shkruan: “I dashur Arthur, fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa shumë të gjithëve do të na mungosh. Nuk do të harrojmë asnjëherë, ti gjithmonë do të qëndrosh në zemrat tona. Të gjithë të duam aq shumë, të gjithë do jetojmë për ty. Çdo 14 korrik do takohemi në këtë shkëmb.
Me dashuri Josh dhe Amelia”
Arthur ndoqi shkollën e lartë “Bede”, një shkollë e pavarur në Hailsham, për të rinj të moshës 13 deri 19 vjeçare.
Policia ka thënë se ata nuk janë trajtuar vdekjen si të dyshimtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button