Çair: Pastrohen rrugët dhe rrugicat me rastin e festës së Fitër Bajramit

Komuna e Çairit në bashkëpunim me n.p “Higjiena komunale” duke startuar prej dje ka filluar me aksion gjeneral  për pastrimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të Komunës së Çairit me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në konferencën për mediat që e mbajti sot Kryetari i Çairit Izet Mexhiti  apeloi deri tek të gjithë qytetarët të ndihmojnë dhe të kyçen në këtë aksion.

Çair: Pastrohen rrugët dhe rrugicat me rastin e festës së Fitër Bajramit

Pastrimi në fjalë bën pjesë në kampanjën që ka filluar disa muaj më parë me moton  “Le të jetë pastër, së bashku për Çairin” dhe aktivitetet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Çairit falenderoi Qytetin e Shkupit dhe n.p “Higjienën Komunale” për investimin që bëri më zëvendësimin e kontenjerëve të vjetër me kontenjerë të ri- plastik të cilët do të jenë më lehtë për përdorim dhe njëherit janë më ekologjik.

Lajme të ngjashme

Back to top button