Ivanov: Vjen koha e zgjimit dhe vetëdijesimit

­ Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në fjalimin e sotëm për qytetarët e përshëndeti marrëveshjen e arritur midis liderëve të partive politike dhe vendosjen e sërishme të dialogut politik në kuadër të institucioneve të Republikës së Maqedonisë.

“Pres në afatin më të shkurtër të mundshëm, të normalizohet klima politike dhe të kthehet përkushtimi i plotë i eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë. Pikërisht në këtë fushë na presin sfida, për të cilat nevojitet unitet, besim i ndërsjellë dhe bashkëpunim. Prandaj, agjenda evropiane duhet përsëri të jetë prioritet në rendin e ditës në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Ivanov. Vjen koha e zgjimit dhe vetëdijesimit, porositi shefi i shtetit, duke shtuar se pason periudha kur të gjitha institucionet duhet ta tregojnë kapacitetin dhe gatishmërinë e tyre për t’u ballafaquar me të gjithë atë që e pengon rrugën tonë euroatlantike.

“Partitë, ta kuptojnë rolin të cilin e kanë në shoqëri dhe t’i analizojnë pasojat e të gjitha aktiviteteve dhe joaktiviteteve të tyre. Të gjithë duhet të nxjerrim mesazh nga kjo krizë”, thotë Ivanov. Shprehu falënderim deri te përfaqësuesit e Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian, si dhe deri te ambasadorët e BE­së dhe SHBA­së, që u angazhuan si dhe për atë që në momente të këtilla kemi miq të cilët mendojnë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë.

“Me marrëveshjen e arritur të gjithë e njohim fuqinë evropiane të bashkimit. Kërkoj, Këshilli Evropian ta vlerësojë konstruktivitetin e treguar të liderëve politik dhe së shpejti të sjellë vendim për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si parakusht kryesor për vazhdimin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe demokratizimit, por edhe si digë për parandalimin e krizave të tilla të ngjashme në të ardhmen. Shumë herë deri më tani, kam bërë thirrje për dialog dhe zgjidhjen institucionale të të gjitha mospajtimeve, duke theksuar se kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore është kyç për demokracinë në Maqedoni. Mungesa e dialogut dhe mospajtimi i institucioneve, janë baza e çdo krize të cilën e kemi pasur deri më tani. Prandaj, duke iu referuar këtij hapi pozitiv vlerësoj se jam i obliguar përsëri të bëj thirrje unë, si President mbetem i hapur për të gjitha nismat me qëllim të mirë në interes të qytetarëve dhe shtetit. Dera e kabinetit presidencial mbetet e hapur”, theksoi Ivanov.

Në fund të fjalimit, presidenti i Maqedonisë shfaqi shpresë se dispozitat e marrëveshjes së arritur nuk do të jenë motiv për luftë për pushtet, por garë idesh dhe programesh me të cilat do të fitohet besimi i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Esenca e luftës politike nuk janë karrierat dhe egot personale, por beteja për një Maqedoni prosperuese dhe evropiane, porositi presidenti Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button